ShowBiz

I thanë shyqyr që u ndave me Robertin.., nuk do ta besoni si reagon Nora

Një prej ndarjeve më të bujshme të showbizit ishte ajo mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Lajmin e dhe vetë Roberti në instagram, ndërsa Nora nuk ka reaguar asnjëherë lidhur me raportin e tyre e madje ka preferuar gjithmonë të heshtë edhe në komentet e shpeshta që has në rrjetet sociale.

Këtë herë Nora ka postuar disa foto ku shfaqet në super formë e veshur thjesht me një palë xhinse dhe një kanatiere të bardhë ajo duket mjaft e këndshme.

Këtë e kanë vënë re edhe fansat dhe miqtë e saj të cilët nuk i kanë kursyer komplimentat ndaj këngëtares.

Por mes shumë komenteve pozitive ajo që të bie në sy është edhe komenti i një prej ndjekësve.

“Sa e bukur..Shyqyr që u ndave me Roberti”, thuhet në koment të cilit këngëtarja ka preferuar të mos i kthejë përgjigje dhe të heshtë siç prefereon të bëjë thuajse gjithmonë në shumicën e komenteve që merr.

Në fakt Norën  rrallë e shohim të replikojë me ndjekësit në komente pavarësisht se çfarë shkruajnë ata.

Që pas ndarjes nga Roberti këngëtarja nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re.

https://www.instagram.com/p/CBL6w9SpQLA/

Link: https://www.instagram.com/p/CBL6w9SpQLA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7te3-iJiuu/