Modelja e njohur Kejvina Kthjella ka vendosur të eksperimentojë së fundmi me lookun.
Ajo ka prerë flokët me baluke ndërsa i ka lyer baluket dhe pjesën përpara në ngjyrë bojëqiell të çelët.
Kjo është hera e parë që modelja eksperimenton kaq shumë me flokët, pasi gjithmonë e kemi parë me flokë bionde, ndërsa së fundmi ka vendosur që të ndryshojë pamje.
Modelja ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka ngelur që prej shpërthimit të Coronavirus, pasi kishte shkuar për një kurs aktrimi.
Krahas fotos shohim komente të shumta nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët kanë vendosur ta komplimentojnë për lookun dhe duhet pranuar që Kejvina duket në super formë me pamje e saj të re.
https://www.instagram.com/p/CBGkRb5lfHG/Link: https://www.instagram.com/p/CBGkRb5lfHG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B65xxiVCw3N/