ShowBiz

A ka dashuri tjetër për Mozzik pas Loredanës, këngëtari habit me përgjigjen e tij

Mozzik prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes sidomos pas deklaratave dhe intervistave ku është shprehur hapur lidhur me marrëdhënien e tij me Loredanën.

Këngëtari tha se me të ka marrë fund dhe nuk ka më kthim mbrapa, por do të kenë gjithmonë një raport të mirë për shkak të vajzës që kanë së bashku.

Së fundmi ai ka vendosur ti lëjojë fansat ti bëjnë pyetje dhe një prej tyre e ka pyetur: “A mendon se mashkulli dashuron për herë të dytë” dhe Mozzik thotë: “Mashkulli dashuron sa herë don ai vetë”, duke dashur të tregojë kështu se padyshim do të vijë koha që do të dashurojë sërish pavarësisht se ka dikur ka qenë i dashuruar me Loredanën.

Këngëtari ka thënë më herët në një intervistë se për momentin është single dhe se do të vazhdojë të jetë i tillë për të paktën dy vjet, pasi do ti kushtohet plotësisht muzikës.

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B81fUIDlkGs/, https://www.instagram.com/p/B-r2vNkKfj1/