Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur për herë të parë për prapaskenat e Festivalit të Këngës në “RTSH”.
E ftuar në emisionin “Provokacia”, të Mustafa Nanos, Alketa u shpreh se dëshironte ti sqaronte disa gjëra që ndodhën në prapaskenë, ku sipas saj ishte një grup i vogël interesash që kishin dëshirë të godisnin dhe e bënë dhe këtë media duhet ta dijë u shpreh moderatorja.
Ajo sqaroi për herë të parë se kishte ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias dhe politikës për t’ju bashkuar në Festival, por nuk i erdhi askush për arsye nga më të ndryshmet duke e lënë vetëm.
Alketa tha gjithashtu se protagonizmi në skenë, nuk erdhi nga dëshira e saj për të qenë protagoniste, por nga pamundësia për ti paguar sepse buxheti ishte i limituar, por edhe nga pamundësia për të pasur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty.
Gjatë intervistës së saj Alketa u ndal gjithashtu edhe tek prezantimi i saj në Sanremo, një ëndërr që ishte realizuar pas një pune dhe karriere të gjatë 20 vjeçare në ekranet shqiptare, duke e konsideruar këtë si një prej arritjeve më të mëdha të karrierës së saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=rMchmqYbl-o
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_5yaRHPaK/