ShowBiz

“Nina nana shpirt i motrës..”, Ameli vë në gjumë Duam me ninullën më të bukur

Miriam dhe Albani janë bërë prindër për herë të dytë disa muaj më parë dhe përveç tyre ajo që gëzon më shumë për vogëlushin Duam është edhe Ameli, vajza e çiftit.

Atë e kemi parë në disa foto e video teksa kujdeset për vogëlushin duke e nxjerrë shëtitje apo duke e përkëdhelur gjithë dashuri.

Së fundmi vogëlushja ka mendur madje ta vëjë në gjumë vëllain duke I kënduar një ninullë.

Në një video të postuar në instagramin e Miriam, dëgjohet në sfond zëri i Ameli e cila po i këndon vëllait “Nina nana, shpirt i motrës..”, me zërin e saj të ëmbël.

Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti, duke i shtuar gëzim familjes, por deri tani në postimet e publikuara në rrjetet sociale çifti  është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e të voglit.

Link: https://www.instagram.com/miriamcani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA5HJVDF2tI/