Rregjistrohet numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 42 raste të reja, shifra më e lartë e rregjistruar që prej fillimit të epidemisë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se numri më I lartë I rasteve të reja është shënuar në Tiranë ku janë rregjistruar 21 raste, në Shkodër 9 raste, 4 në Durrës, 3 në Krujë, dy në Lushnje dhe nga një rast në Pukë, Berat dhe Urën Vajgurore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 persona, por është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin shërbimin 46 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa njëri prej tyre në gjendje më të rëndë i intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë apelin për të respektuar rregullat e distancimit social për të shmangur përhapjen e mëtejshmë të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XRZIH2Mib70
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/