ShowBiz

Rina i paraprin lajmeve dhe flet vetë e para për shtatëzaninë

Reperja Rina ka vendosur që ti paraprijë lajmeve të mundshme mbi shtatëzaninë e saj pasi ka publikuar në instagram një video ku shfaqet me disa kilogram më tepër dhe barkun pak të rrumbullakosur.

“Nuk jam shtatëzanë njerëz, thjesht jam shëndoshur”, shkruan ajo krahas videos ku pozon me rroba të ngushta dhe që e tregojnë pak më të shëndoshë se zakonisht.

Reperja është e lidhur prej disa vitesh me SinBoy me të cilin po bashkëpunon edhe në fushën e muzikës.

Ata të dy kanë treguar gjatë një interviste  planet e tyre për martesë, ndërsa kanë filluar prej disa muajsh bashkëjetesën.

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6kthtkFRAS/