ShowBiz

Në momente intime me Markun, Rudina ju tregon të gjithëve sa djalë me fat është ai

Aktorja Rudina Dembacaj është një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë sa i takon jetës së saj private.

Ajo është gjithashtu edhe mjaft e komentuar sa herë që publikon një foto ku shfaqet vetë apo pozon me partnerin e saj ish deputetin Mark Frokun.

Këtë herë Rudina pozon përqafuar me Markun, ndërsa krahas fotos shkruan: “Mark Froku një djalë me fat”, duke i bërë tag edhe emisionit që ajo drejton “Mos i fol shoferit”, ku mesa duket do të jetë i ftuar ish deputeti.

Edhe kjo foto e Rudinës nuk i ka shpëtuar komenteve të shumta si pozitive ashtu edhe negative një pjesë të mirë të të cilave Rudina nuk ka nguruar t’ju kthejë përgjigje ashtu siç bën zakonisht me komentet sidomos ato që janë negative dhe që aktorja ka filluar ti marrë me shumë sportivitet.

Rudina dhe Marku janë në një lidhje tashmë prej disa muajsh, dhe ishte Rudina ajo që vendosi ta bëjë publike pak pasi pranoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Aleksi.

https://www.instagram.com/p/CBSaZ4wn-xB/

Link: https://www.instagram.com/p/CBSaZ4wn-xB/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/