Reperja e njohur Iggy Azalea i ka habitur të gjithë me lajmin e fundit të shpërndarë në rrjetet sociale.
Ajo ka rrëfyer se është bërë nënë e një djali dhe se tashmë kishte ardhur momenti për ta treguar këtë gjë.
Reperja dhe partneri i saj kanë vepruar njësoj si Kylie Jenner kohë më parë duke e mbajtur totalisht të fshehtë gjithë shtatëzaninë dhe ardhjen në jetë të djalit, megjithatë tani kanë gjykuar se është koha për të treguar gjithçka.
“Unë kam një djalë. Po prisja kohën e duhur për ta thënë një gjë të tillë. Po ndihem sikur sa më shumë kohë kalon aq më shumë e kuptoj që do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën. Dua ta mbaj jetën e tij private, por dua ta bëj të qartë që ai nuk është një secret dhe e dua më shumë se çdo gjë”, shkruan Iggy në postimin e saj në instagram duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Mediat kanë aluduar për një shtatëzani të saj, por reperja është kujdesur që të mos japë asnjë motiv duke shuar çdo zë.
Link: https://www.instagram.com/thenewclassic/
https://www.instagram.com/p/CAtZYDYF4yM/Link: https://www.instagram.com/p/CAtZYDYF4yM/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-of-hands-holding-baby-feet-325690/