Mëngjesin e sotëm, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka humbur gjyshen e saj e cila u nda nga jeta për motive që ende nuk dihen.
Sipas “Telegraf”, gjyshja e këngëtares është ndarë nga jeta për motive që nuk dihen dhe se varrimi i saj do të mbahet sot rreth orës 15:00.
Këngëtarja ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale dhe nuk e dimë nëse do të mund të jetë e pranishme në varrim për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19.
Kujtojmë se Rita Ora është shumë e lidhur me familjarët e saj dhe ruan një raport shumë të mirë edhe me gjyshërit.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B42KmSSFQ38/