Moderatorja Einxhel Shkira e ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel”, ka tregura se Tirana ka më shumë femra të bukura sesa meshkuj dhe se ajo nuk flirton pikërisht sepse në kryeqytet mungojnë meshkujt e bukur.
Mirëpo kjo deklaratë e saj është kundërshtuar nga ish arbitri Lorenc Jemini i cili ka ndërhyrë duke i thënë moderatores se kjo nuk është e vërtetë.
Menjëherë ka ndërhyrë edhe Einxhel e cila i është drejtuar Lorencit duke i thënë se ai ka dalë nga tregu sepse është i martuar dhe ajo nuk e gjuan.
Debati mes tyre ka shkaktuar të qeshura në studio mes të ftuarve të cilët kanë vijuar më pas të diskutojnë mbi temën e flirtimit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=e_M7pk-VRt4&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwhyXotlqXr/