Gjatë ditës së djeshme Maturantët ju nënshtruar provimit të parë të maturës shtetërore atij të Gjuhës dhe Letërsisë.
Pas përfundimit të testit, maturantët kanë pretenduar se pyetjet ishin shumë të vështira dhe jashtë programit të tyre mësimor.
Ata kanë zhvilluar sot një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar një rivlerësim të testit.
Lidhur me pretendimet e maturantëve ka folur në një konferencë për shtyp Drejtoresha e QendrësSë Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi e cila tha se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit.
Ajo tha se testet janë formuluar në mënyrë korrekte dhe maturantët nuk kanë dalë me pretendime korrekte dhe për këtë arsye nuk do të ketë rivlerësim.
Vrapi shtoi gjithashtu se testi kalon në dy duar që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=b3BIyTiVfKM&t=206s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBI8kk_gE3m/