ShowBiz

Shtatëzanë për herë të dytë, Arbana tregon nepsin për këtë lloj ushqimi

Moderatorja Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj Eduart Grishaj.

Ajo e zbuloi që ishte shtatëzanë në ditën e saj të lindjes, por pa treguar detaje të tjera lidhur me gjininë e bebit apo se sa muajshe ishte shtatëzanë.

Arbana vazhdon të tregojë në rrjetet sociale pasionin që ka për kuzhinën duke shpërndarë me fansat e saj recetat e gatimeve.

Këtë herë ka ndarë me ndjekësit nepsin e saj për gjëra të ëmbla duke treguar se si ka ngrënë një tortë mimosa brenda 24 orëve.

Në një foto të postuar në instagram ku duket vetëm një copë torte Arbana shkruan: “Nga seriali si të hamë një tortë mimoza brenda 24 orësh”.

Më pas ka postuar disa foto të copës së fundit të tortës duke treguar se ishte më e mira që kishte provuar ndonjëherë.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/B8mZlHZAFcC/