Këngëtari Maluma do të vinte për herë të parë këtë vit në Shqipëri në koncertin që pritet të mbahej në sheshin Nënë Tereza me rastin e ditës së verës.
Por situata e krijuar në të gjithë botën prej pandemisë bëri që koncerti i tij të shtyhej për në muajin shtator.
Megjithatë duket se Maluma nuk do të këndojë në Shqipëri as në shtator të këtij viti, pasi koncerti është shtyrë për qershorin e vitit që vjen.
Organizatorët e këtij koncerti thanë se Maluma do të vijë në Shqipëri në 24 qershor të vitit që vjen dhe biletat që janë shitur do të jenë të vlefshme edhe për vitin që vjen.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6ERUHBnAnC/