Aktualitet

Greqia ndryshon vendimin, shtyhet data e hapjes së kufirit me Shqipërinë

Shumë vende të evropës janë duke u përballur me një valë të dytë të Coronavirus dhe për këtë arsye po rishikojnë masat lehtësuese dhe datat që kanë vendosur për rihapjen e kufijve.

Kështu ka ndodhur edhe me Greqinë e cila kishte parashikuar që të hapte kufirin me Shqipërinë në datë 15 qershor, por së fundmi ka vendosur ta shtyjë për në datën 1 korrik.

Ministri grek i turizmit deklaroi se 7 pikat tokësore kufitare do të happen në datë 1 korrik dhe jo më 15 siç ishte parashikuar më herët.

Ministria në njoftimin e saj thotë gjithashtu se personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë qëndrim, pasi ata do të lejohen të udhëtojnë.

Link: https://greece.greekreporter.com/2020/06/12/greece-opens-all-airports-border-points-to-tourists-on-july-1/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/flag-of-greece-3224356/