Moderatorja Luana Vjollca është një prej personazheve më aktive të showbizit, të cilën e shohim vazhdimisht me projekte të ndryshme në fushën e artit.
Ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku ndan me fansat detaje nga jeta e saj profesionale, ndërsa i mban vazhdimisht të informuar për projektet e shumta artistike që sjell herë pas here.
Këtë herë gjatë një sesioni fotografik Luana ka sjellë sërish modën e viteve 60 dhe duket vërtetë shumë bukur në fotot e postuara në instagram.
Ajo pozon pranë një makine model i vjetër, veshur e gjitha me të zeza.
Në flokë ka lidhur një shami në ngjyrë rozë një stil shumë i përhapur në vitet 60, kombinuar po ashtu me flokët e fryra, një model shumë i preferuar i atyre viteve.
“Historia e viteve 60, duhet të shkruhet ende”, shkruan ajo krahas fotove të cilat kanë marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga miq dhe fansa të saj.
https://www.instagram.com/p/CBX4gpqnwGl/Link: https://www.instagram.com/p/CBX4gpqnwGl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96hiHKHsPR/