ShowBiz

Pas kaq shumë kohësh një foto me Ledionin, ja sa ka ndryshuar moderatori

Moderatori Ledion Liço ka festuar ditëlindjen gjatë ditës së djeshme dhe bashkë me ditën e lindjes edhe përvjetorin e martesës me Sarën.

Fillimisht ka qenë Lori ajo që ka uruar çiftin për përvjetorin e martesës me një foto  të përbashkët të tyre ku shkruante: “Urime për përvjetorin dy njerëzve të  mi të preferuar. Ju e bëni dashurinë të duket kaq e thjeshtë dhe frymëzoni edhe njerëzit më cinik që të besojnë në lumturinë pas”

Ndërsa Sara ka postuar së fundmi një foto ku pozojnë të dy bashkë duke publikuar kështu për herë të parë pas kaq kohësh një foto të Ledionit i cili është larguar prej kohësh nga rrjetet sociale dhe nga ekrani.

Ata të dy janë bërë prindër të dy djemve dhe Sarën e shohim herë pas here duke postuar foto familjare ku shfaqet kryesisht me dy djemtë e saj.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B–CHYqntT-/