ShowBiz

E ndaloi të shoqen të merrej me muzikë, këngëtari zbulon çfarë fshihet pas këtij vendimi

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Nin” ku ka folur gjatë lidhur me karrierën e tij muzikore, familjen dhe fëmijët e tij.

Ai ka treguar gjithashtu raportin me të shoqen Nerën dhe madje tregoi për herë të parë se ajo është mjaft e talentuar në fushën e muzikës dhe ka një zë mjaft unik.

Mirëpo këngëtari tregon se si e ndaloi të shoqen të merrej me muzikë pavarësisht talentit ndërsa thotë me humor: “Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me u fut në bela me të”.

Këngëtari tha gjithashtu se në fund të vitit do të shohim për herë të parë një bashkëpunim mes tyre me një këngë ku do të interpretojnë të dy bashkë.

https://www.youtube.com/watch?v=tGk17PTYdNg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tGk17PTYdNg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAEJjRQlfV1/