ShowBiz

Kur vajza të mëson një version të ri të këngës, Eneda poston videon më të bukur me Arian

Këngëtarja Eneda Tarifa duket se e ka përcjellë pasionin dhe talentin për muzikën edhe tek e bija.

Ajo ka shpërndarë në instagram një video teksa e bija i bie pianos dhe Eneda këndon  “Jingle Bells” në versionin blues.

“Ja një 5 minutësh me vlerë, Aria më mësoi versionin blues të “Jingle Bells” dhe ja ku e luajtëm bashkë”, shkruan ajo krahas videos ku shihet së bashku me vogëlushen e saj duke kaluar momente të bukura së bashku.

Këngëtarja është nënë e vogëlushes Aria e cila erdhi në jetë nga martesa e saj me ish partnerin Erion Zaloshnja me të cilin tashmë është ndarë.

Këngëtaren e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku e shohim shpesh herë të ndajë momente nga përditshmëria dhe puna e saj.

https://www.instagram.com/p/CBd-3VLFj-J/

Link: https://www.instagram.com/p/CBd-3VLFj-J/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B05UhEylr27/