Aktualitet

Rritja e shifrave/ “Rakacolli: Ja kur rikthehemi në karantinë..”

Kryetarja e komunitetit Anti-Covid Mira Rakacolli e ftuar gjatë emisionit “Top Talk” në “Top Channel” foli për situatën e krijuar në vend dhe shtimin e rasteve pas rihapjes së vendit.

Gjatë intervistës ajo tha se shtimi i numrit të raste është e parashikuar në çdo politik hapjeje, megjithatë sipas saj situata vazhdon të jetë nën kontroll pavarësisht numrit në rritje të rasteve.

Rakacolli tha gjithashtu se nuk ka një përgjigje të prerë se kur situata mund të quhet aq problematike sat ë mund të rikthehemi në karantinë sepse kjo nuk varet vetëm nga numri i rasteve të reja, por edhe i shtrimeve, gjendjes shëndetësore të të prekurve si dhe numrit të vdekjeve.

Megjithatë ajo shtoi se rikthimi në karantinë mund të mendohet vetëm në rastet kur indikatorët dhe shifrat rrezikojnë të çojnë sistemin shëndetësor në kolaps.

Rakacolli tha se aktualisht në kushtet që jemi nëse respektohen të gjitha masat situata mund të vazhdojë të jetë nën kontroll, ndërsa ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të tregon më të kujdesshëm dhe të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=OTdIqSqZw5Y

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OTdIqSqZw5Y

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/