ShowBiz

Stilistja e famshme Elisabetta Franchi përmend shqiptarët në instagram

Stilistja italiane Elisabetta Franchi e cila është një prej më të preferuarave jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën ka folur për shqiptarët në Instagram.

Ajo ka shpërndarë në instastory një video ku shihet në parukeri duke lyer flokët dhe parukierja është një shqiptare që jeton në Itali prej vitesh.

Stilistja dëgjohet të thotë gjatë momentit që është duke lyer flokët:

“Nëse kërkoni një parukiere hajdeni këtu, madje ajo nuk është as italiane, por është shqiptare. Unë gjithmonë them Made in Italy, të mbështesin Italinë, por këtë herë është Made in Albania, pastaj Shqipëria është mikeshë e Italisë”, thotë ndër të tjera gjatë videos Elisabetta e cila tregon se si parukierja e saj shqiptare është shumë e zonja duke treguar gjithashtu edhe raportin e mirë që ka Italia me Shqipërinë.

Kujtojmë se veshjet e famshme të stilistes italiane janë shumë të preferuara në Shqipëri.

Shumë personazhe të njohur të ekranit i kemi parë shpesh të përdorin markat e saj  kur dalin në ekran, një prej tyre është edhe Marina Vjollca të cilët e kemi parë shpesh të veshë fustane apo kostume që mbajnë markën e stilistes së famshme.

Gjithashtu edhe Arbana Osmani preferon të vishet me Elisabetta Franchi dhe shpesh herë e kemi parë me veshjet e saj në kryesisht në sezonet e kaluara të “Dua të të bëj të lumtur”

Link: https://www.instagram.com/elisabettafranchi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBVRF9wjbxO/