Moderatorja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim herë pas here të postojë foto dhe video ku ndan me fansat detaje nga jeta e saj profesionale, por edhe private.
Marina vjen këtë herë me një stil shumë të veçantë në një natë që ajo e quan “Nata arabe”.
Moderatorja shihet e veshur me një kostum në ngjyrë të kuqe, ndërsa ka mbuluar flokët me një shami në ngjyrë portokalli kombinuar me sandalet në po të njëjtën ngjyrë.
Marina ka në dorë një shisha dhe krahas fotos shkruan: “Nata arabe”
Ajo duket kaq ndryshe me këtë look, por shumë e bukur si gjithmonë dhe këtë e kanë vënë re edhe miqtë e fansat e saj të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe foton e veçantë që ka postuar në instagram.
https://www.instagram.com/p/CBgXyELDp5H/Link: https://www.instagram.com/p/CBgXyELDp5H/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/