Aktori i njohur Gaz Paja u bë baba për herë të parë tetorin që shkoi.
Bashkëshortja e tij Iva solli në jetë vogëlushin Dard dhe që prej atij momenti ata i kemi parë të postojnë herë pas here foto dhe video të vogëlushit, por gjithmonë pa ja zbuluar portretin.
Këtë herë aktori ka vendosur të vëjë në gjumë vogëlushin dhe ndërsa po e tund në duar e kupton që në fakt të gjitha ninullat kanë brenda fjalën nënë, pavarësisht se në këtë rast Dardin po e vë në gjumë i ati.
Krahas fotos së veçantë të postuar në instagram Gazi shkruan: “Dhe përsëri kënga thotë fli biri i nënës fli”, duke dashur të tregojë se në fakt ninullat mund të këndohen edhe nga baballarët që si në rastin e Gazit po e vë në gjumë Dardin.
Link: https://www.instagram.com/gazpaja/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wjy30hetq/