Aktualitet

E fundit/ Ndërron jetë një tjetër pacient, rritet ndjeshëm numri i shtrimeve në spital

50 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njoftoi se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një tjetër pacient.

69 vjeçari nga Kruja i prekur nga COVID-19 vuante gjithashtu nga leukoza akute dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi dot të mbijetonte.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve në spitalin infektiv ku ndodhen aktulisht 64 pacientë, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në total në vendin tonë janë 682 persona aktiv, ndërsa një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shërruar 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar distancimin social dhe për të respektuar protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=erMttKkE0oI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=erMttKkE0oI

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/