ShowBiz

U bë nënë për herë të parë, Jonida poston foton më të bukur me të voglën e saj

Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të Emit.

Njoftimin e dha fillimisht bashkëshorti i saj Besnik Krapi i cili u shpreh i emocionuar për të bijën, ndërsa pak më vonë Jonida postoi një foto të veçantë nga materniteti ku dora e vogëlushes kap gishtin e saj.

“Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë. Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni. Një jetëq e re tashmë dedikuar ty e vogla ime, Emi jonë”, shkruan ndër të tjera Jonida në postimin e saj ku falënderon mjekët që e asistuan gjatë lindjes si dhe Zotin për mrekulinë me të cilën e bekoi.

Besniku dhe Jonida e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë verën që shkoi me një ceremoni shumë të veçantë ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur.

https://www.instagram.com/p/CBlNLgHj_lJ/

Link: https://www.instagram.com/p/CBlNLgHj_lJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXhGLjDgNB/