Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka marrë së fundmi një urdhër mbrojtje për të shpëtuar nga një fans i çmendur pas saj i cili e përndiqte prej kohësh.
Ai kishte arritur deri aty sa i shfaqej krejt papritur në shtëpi i paftuar.
Urdhëri në fjalë do të zgjasë për të paktën 3 vjet edhe pse këngëtarja po shpresonte për të paktën 5 vjet.
Përmes këtij urdhëri fansit të saj i ndalohet kategorikisht që ti afrohet këngëtares në shtëpi, punë, apo ambjentet ku ajo qëndron.
Sipas “TMZ”, fansi ishte kthyer në një makth për këngëtaren dhe e përndiqte ngado, duke e detyruar këngëtaren që ti drejtohej autoriteteve.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Gi6-m_t_W-E