Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare ish futbollisti i njohur i Interit Mario Corso.
Ai konsiderohet si legjenda e Interit, skuadra me të cilën ka luajtur më së shumti.
Mario njihej me nofkën “Këmba e majtë e Zotit”, një nofkë që i është vënë nga një përfaqësues i kombëtares izraelite pasi humbën në ndeshjen me Italinë në tetor të 1961.
Ish futbollisti ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme dhe mësohet se prej ditësh ishte i shtruar në spital.
Corso ka luajtur me Interin për plot 16 sezone nga 1957 derin ë 1973 dhe më pas e përfundoi karrierën nën fanellën e Genoas.
Me skuadrën e Interit ai ka shënuar 95 gola në 509 ndeshje, ndërsa ka fituar 4 kampionate, dy kupa kampionësh dhe dy kupa ndërkombëtare.
Lajmi për largimin e tij nga jeta është pritur me hidhërim nga miq dhe ish kolegë të tij të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjarët.