ShowBiz

“Po e ha telefonin nga nervat…”, dikush në familjen e Marinës nuk është ngritur mirë

Pak kohë më parë Marina Vjollca shtoi një anëtar të ri në familjen e saj një mace shumë të këndshme të cilën vendosi ta quante Mini.

Moderatorja është shumë e lidhur me macen dhe shpesh herë e shohim të postojë foto dhe video ku shfaqet së bashku me Minin.

Por duket se këtë mëngjes ajo nuk është ngritur me dëshirën për t’u filmuar dhe kjo duket qartë nga mënyra se si e shikon kamerën.

“Madama s’dashka video”, shkruan Marina krahas videos ku tregon Minin e cila i hidhet sipër duke i ngacmuar telefonin dhe duke mos e lënë moderatoren ta filmojë.

Gjatë videos së postuar në instagram Marina dëgjohet të qeshë gjatë videos ndërsa thotë se Mini është duke ngrënë telefonin nga nervat.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/