Shkon në 45 numri i viktimave në COVID-19 që prej fillimit të epidemisë e deri më sot.
Ministria e Shëndetësisë njofton se një 62 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë pasi kishte 10 ditë në terapi intensive i intubuar.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve 62 vjeçari nuk ka mund do të mbijetojë ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen aktualisht të shtruar 81 persona, 9 prejt të cilëve në terapi intensive.
Gjatë ditës së sotme është shënuar një ulje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 krahasuar me ditët e kaluara.
Sipas të dhënave të Ministrisë sot janë rregjistruar vetëm 33 raste, pjesa më e madhe të cilave në Tiranë.
Link: https://new.shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/