ShowBiz

E rëndë, dy femra akuzojnë këngëtarin e njohur për abuzim seksual

Dy femra të ndryshme kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber për sulme seksuale dhe kanë ndarë eksperiencat e tyre në rrjetet sociale.

Në 20 qershor një grua me emrin Danielle ka postuar në Twitter sulmin që pretendon se pësoi nga këngëtari në 2014.

Ajo tregon se ishte në një festë në atë kohë dhe se dikush ju afrua asaj dhe shoqes së saj për t’ju thënë nëse do të donin të takonin Justin.

Vajza thotë se ajo dhe miqtë e saj u takuan në një hotel me këngëtarin i cili sipas saj e çoi në një dhomë tjetër dhe e detyroi që të mos I thoshte asnjë gjë askujt.

Një tjetër grua rrëfen një ngjarje të ngjashme në 2015, kur truproja e Justin e ftoi në dhomën e tij të hotelit ku ishin disa personalitetet të ftuar.

Ajoj tregon se Justin e ka mbyllur në tualet dhe ka tentuar të përfitojë prej saj, por ajo ka mundur të largohet.

Duke u nisur nga zhurma që bënë këto rrëfime Justin ka reaguar për herë të parë me një status në twitter ku ka mohuar çdo gjë ndërsa thotë se shumë shpejt do të vërtetojë me fakt se nuk ka qenë në ato vende dhe se nuk i ka takuar vajzat në fjalë.

Link: https://twitter.com/justinbieber

Burimi i lajmit: https://www.vulture.com/2020/06/two-women-accuse-justin-bieber-of-sexual-assault.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAD11Z7HrTB/