ShowBiz

Nga lotët e Ledionit në altar tek kërcimi në çift, Sara sjell pamje të papublikuara më parë nga dasma

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë martuar dy vite më parë në një ceremoni madhështore në liqenin e Comos në Itali dhe Sara herë pas here poston foto dhe video nga momenti më i bukur i jetës së tyre.

Këtë herë ajo ka ndarë me fansat e saj në instagram disa video të papublikuara më parë nga ceremonia duke nisur që nga kërcimi në çift e deri tek momenti në altar ku shohim se Ledioni nuk ka mundur dot ti mbajë lotët.

Sara është bërë  nostalgjike për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre dhe ka ndarë me fansat e saj në instagram momentet më emocionuese nga dita e tyre e veçantë.

Ata të dy janë bashkë prej vitesh dhe janë bërë prindër të dy djemve me të cilët i shohim të postojnë herë pas herë foto dhe video shumë të këndshme.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUOmr_UFCHI/