Moderatorja Fjoralba Ponari ka vendosur të bashkëbisedojë me fansat lidhur me historitë e tyre të dashurisë dhe mënyrën se si janë njohur me partnerin apo partneren aktuale.
Një prej fansave i ka shkruajtur moderatores se për ti rënë në sy fiksimit, përplasej tek dera e gjimnazit, gjasme padashje.
“Oii çmë kujtove me këtë, unë e kam pasur në orën e frëngjishtes që shkëmbëheshin klasat këtë skenën, e shihja nga larg, i zija derën dhe padashje e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm”, shkruan Fjoralba duke treguar kështu se çfarë bënte për ti rënë në sy fiksimit të saj në gjimnaz.
Ndërkaq përgjigjet nga ana e fansave kanë qenë të shumta ku shumica janë njohur në kafe, kinema, apo edhe nëpërmjet internetit.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bp7Pf9oHon2/