Vijon të jetë në rritje numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 78 raste të reja ku numrin më të lartë e mban Shkodra me 14 raste.
Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen aktualisht 76 pacientë, 14 në terapi intensive dhe dy të intubuar në gjedje të rëndë.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 pacientë duke e çuar në 1250 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në vendin tonë janë 894 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar protokollet e sigurisë dhe masat e higjenës me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dMap3x_cGto
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/