ShowBiz

“Kur prova e veshjeve kthehet në videoklip”, Soni provokon me fustanin joshës

Soni Malaj një prej këngëtareve më të dashura për publikun ka tërhequr gjithmonë vëmendjen si me hitet që sjell herë pas herë për publikun ashtu edhe me paraqitjet e saj gjithmonë në formë perfekte.

Këtë herë këngëtarja ka postuar në instagram një video ku shfaqet me një fustan shumë elegant me një të çarë të theksuar dhe i hapur në pjesën e dekoldesë.

Këngëtarja duket mjaft joshese me këtë veshje e cila i nxjerr në pah format perfekte.

“Kur prova e veshjeve, kthehet në një videoklip më vete”, shkruan Soni krahas videos ku shfaqet mjaft sensuale duke kërcyer.

Këngëtarja ka marrë komplimenta të shumtë nga miq e fansa të saj,  të cilët kanë pëlqyer si performancën ashtu edhe vetë Sonin e cila duket shumë në formë me fustanin që ka vendosur të mbajë veshur.

https://www.instagram.com/p/CB2tehsJHkJ/

Link: https://www.instagram.com/p/CB2tehsJHkJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eRNNopK3l/