Aktualitet

Festë surprizë për ditëlindje, infektohen me COVID-19 18 anëtarë të së njëjtës familje

Një festë surprizë për ditëlindje ka rezultuar aspak e këndshme për anëtarët e një familjeje në Texas të Shteteve të Bashkuara të cilët rezultuan të gjithë të prekur me Coronavirus.

Kunati i vajzës që festonte ditëlindjen në 30 maj Ron Barbosa, tregon se refuzoi të merrte pjesë në ditëlindje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe sot gjendet përballë faktit që të dy prindërit e tij të moshuar dhe motra që vuan nga kanceri i gjirit janë të shtruar në spital të infektuar me COVID-19.

Ai tha se nipi i tij i cili mori pjesë në festën e ditëlindjes me 25 persona dhe ku qëndroi per vetëm disa orë pati kontakt me 7 kushërinj, të cilët cilët e morën virusin dhe infektuan më pas edhe 10 anëtarë të tjerë të familjes përfshirë edhe dy fëmijë të vegjël.

Ron tregon tejet i shqetësuar dhe i tmerruar, ndërsa thotë se njerëzit nuk e besojnë se mund ta sjellin virusin në familje nëse nuk tregohen të kujdeshëm.

I ati i tij është në gjendje më të rëndë, ndërsa e ëma dhe motra kanë shfaqur shenja përmirësimi.

Link: https://abcnews.go.com/Health/wireStory/birthday-party-leaves-18-texas-family-coronavirus-71465523

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/