Aktorja e njohur Emma Roberts dhe partneri i saj Garret Hedlund janë duke nisur një epokë të re në jetën e tyre.
Emma është shtatëzanë për herë të parë dhe çifti do të bëkohet shumë shpejt me një fëmijë.
Ajo dhe Garret janë së bashku prej gati një viti dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.
Lidhja me aktorin erdhi pak pas ndarjes së saj nga i fejuari i saj Evan Peters me të cilin pati një lidhje gati 5 vjeçare.
Lajmin për shtatëzaninë e saj e konfirmoi edhe nëna e aktores e cila ju përgjigj pozitivisht pyetjes nëse Emma ishte shtatëzanë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pregnant-woman-wearing-beige-long-sleeve-shirt-standing-near-brown-tree-at-daytime-132730/