ShowBiz

Oriola dhe Eros shprehin hapur dashurinë, sapo na rrëfyen si i flasin njëri tjetrit

Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh tashmë janë në një lidhje të cilët e kanë pranuar vetë dhe madje së fundmi i shohim gjithnjë e më të dashur me njëri tjetrin.

Fillimisht ishte Oriola që postoi foton e parë me Erosin edhe pse i mbuloi fytyrën me një emoji me zemër.

Më pas shohim komente të shumta në fotot e njëri tjetrit në të cilat çifti shpreh dashurinë.

Në një foto të fundit të Oriolës ku ajo pozon me një këmishë seksi ndërsa është duke prerë disa limona, Eros shkruan: “Lemonada ime”, ndërsa modelja i shkruan “Mbreti im”

Ata të dy janë bashkë prej kohësh dhe gjithë periudhën e karantinës e kaluan së bashku në Kroaci ku po jeton futbollisti.

https://www.instagram.com/p/CB5mRXvDgdv/

Link: https://www.instagram.com/p/CB5mRXvDgdv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B97cQduBgb-/https://www.instagram.com/p/B9Wmk7-h78K/