ShowBiz

Dy vjet të martuar, Afërdita zgjedh fjalët më romantike për bashkëshortin

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl lidhën kurorë dy vite më parë përmes një ceremonie shumë të veçantë në Miami.

Ata udhëtuan drejt të njëjtit resort pas dy vitesh për të kujtuar ditën e tyre të veçantë.

Modelja ka postuar disa foto me momentet më të bukura nga dasma ndërsa ka vendosur që ta urojë bashkëshortin me fjalët më të veçanta.

Ajo ka postuar në instagram disa foto ku pozojnë së bashku ndërsa shkruan: “Dy vite më parë të thashë po përgjithmonë. Të dua më shumë se sa fjalët mund ta shprehim. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”

Afërdita dhe Jakub kanë marrë shumë urime nga miq dhe fansat e tyre të cilët i urojnë çiftit shumë vite të tjera të lumtura.

https://www.instagram.com/p/CCBeJZrpcg9/

Link: https://www.instagram.com/p/CCBeJZrpcg9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6xuYWWI9yW/