Aktorja Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë më ndjekësit e saj momente nga jeta e saj profesionale e private.
Ajo është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga bashkëshorti, e më pas bërjes publike të marrëdhënies me ish deputetin Mark Froku.
Rudinën e shohim gjithashtu të kalojë shumë kohë edhe me të bijën Viktorian me të cilën ndan video dhe foto shumë të këndshmë në rrjetet sociale.
Këtë herë ajo ka postuar në instagram një video ku Viki është duke lyer buzët me një buzkuq në ngjyrë të kuqe.
Gjatë videos ajo e pyet të bijën se përse po lyhet dhe ajo i thotë se do dali në lokal.
Më pas aktorja i thotë Vikit që të shkojnë të ndërrohen, por vogëlushja thotë se do të dalë në lokal me pantallona dhe atlete dhe jo me fustan.
Viktoria thotë gjithashtu gjatë videos se po lyhet njësoj si mami, ndërsa më vonë pasi ka përfunduar së lyeri buzët vendos të bëjë disa selfie.
https://www.instagram.com/p/CByKmO0HBsL/Link: https://www.instagram.com/p/CByKmO0HBsL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/