Kjo e shtunë ka shënuar emisionin e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon dhe surprizat nuk kanë munguar.
Protagoniste në disa prej tyre ka qenë vetë drejtuesja e emisionit Arbana Osmani së cilës i është bërë edhe një kamer e fshehtë nga partneri dhe njëkohësisht rregjisori i emisionit Eduart Grishaj.
Në momentin që situata po dilte jashtë kontrollit dy aktorët në studio i treguan Arbanës se ishte një kamerë e fshehtë.
Në këto momente moderatorja e habitur buzëqesh ndërsa i bën një “kërcënim” publik Eduardit duke thënë: “A Eduard ku do flesh sonte pash Zotin”.
Këtë moment Edi e ka postuar në instagramin e tij ndërsa shkruan: “Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë, fle robi jashtë në ballkon në fresk”.
Eduarti ka postuar gjithashtu edhe disa nga momentet më të veçanta nga prapaskenat e xhirimit të emisionit me Arbanën dhe me stafin e saj.
Link: https://www.instagram.com/eduartgrishaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/