ShowBiz

Romeo i “nxin” jetën Jonidës gjatë pushimeve, këngëtarja i thotë “Të urrej…”

Romeo dhe Jonida janë një prej çifteve më simpatikë të shoëbizit dhe këtë e kanë vërtetuar disa herë përmes videove shumë të këndshme që postojnë herë pas herë në rrjetet sociale.

Së fundmi ata i kemi parë në bregdet teksa kanë nisur pushimet dhe shpesh herë sjellin momente të këndshme nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Në videot e postuara nga aktori, shohim se ai ka kapur një oktapod të cilin ka vendosur ta quajë Spiro dhe po ja prezanton Jonidës.

Këngëtarja në fakt duket se ka frikë nga oktapodi dhe në momentin që Romeo vendos t’ja afrojë ajo ngre duart sipër dhe bërtet.

Romeo i thotë në një moment gjatë videos “Të dua”, ndërsa Jonida me humor i thotë “Të urrej”, ndërsa krahas videos shkruan: “Ma nxiu jetën”

Në fund pas një sërë videosh humoristike me Spiron aktori vendos ta lëshojë atë në det dhe duket se ky ka qenë një moment mjaft lehtësues edhe për Jonidën.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_45KTTnxJ1/ https://www.instagram.com/p/CBqxpfPFwMn/