Sara Hoxha dhe Ledion Liço në tetor të vitit që shkoi u bënë prindër për herë të dytë pas ardhjes në jetë të vogëlushit Roman.
Sara ishte e para që njoftoi ardhjen në jetë të tij me një foto shumë të bukur nga materniteti, ndërsa e kemi parë herë pas herë teksa poston momente të këndshme familjarë me fëmijët e saj.
Megjithatë deri tani ajo nuk e ka zbuluar asnjëherë plotësisht portretin e të voglit Roman.
Por në një foto të postuar së fundmi Roman shfaqet i ulur në mes të një lulishtje me bar dhe duket shumë më i rritur nga sa e mbajmë mend herën e fundit në fotot e Sarës.
Pas fotos së të voglit Roman, Sara ka postuar gjithashtu edhe një tjetër moment shumë të bukur me djalin e saj të madh London.
Ata të dy shfaqen duke u puthur në një foto gjithë dashuri nënë e bir.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz6EsPeHNrn/