Pasi e çeli ngjyrën e flokëve pak muaj më parë, moderatorja Elita Rudi vendosi të ndryshojë sërish look.
Këtë herë ajo shfaqet me flokë në ngjyrë çokollatë të ëmbël, një look që i shkon shumë dhe që e bën të duket edhe më e ëmbël.
Duket se kjo ngjyrë gati natyrale e flokut është kthyer në trendin e kësaj vere, pasi shumë personazhe të njohur e kanë zgjedhur ti bëjnë flokët në nuancat e çokollatës, duke ju afruar lookut natyral.
Elita duket shumë e këndshme me këtë ngjyrë të re flokësh dhe shfaqet edhe më e ëmbël se zakonisht, ndërsa miqtë dhe fansat e saj i kanë bërë komplimenta për pamjen dhe mënyrën se si duket me ngjyrën e re të flokëve.
Link: https://www.instagram.com/p/CCGmVU1l9gS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBdqSN5FJRZ/