Këngëtarja Morena Taraku deklaroi pak kohë më parë se ishte në një lidhje dhe shumë e lumtur, por nuk tregoi asnjë detaj tjetër lidhur me personin që i kishte rrëmbyer zemrën.
Atë e kemi parë së fundmi shumë aktive në rrjetet sociale ku poston herë pas herë foto dhe video ku shfaqet gjithmonë në formë perfekte.
Por ajo që na tërhoqi më shumë vëmenden së fundmi është një status që ajo ka shpërndarë në instagram ku shkruan: “Të jesh single nuk do të thotë që je e dobët, por do të thotë që je e fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton”.
Nuk e dimë çfarë ka dashur të thojë këngëtarja, por ka mjaftuar vetëm ky status për të aluduar se ajo mund të jetë ndarë nga partneri i saj.
Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në vijimësi nëse këto aludime janë të vërteta apo jo.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCBt6e8F3bL/