ShowBiz

Lamtumirë flokë të gjatë, Loredana shkurton plotësisht flokët dhe nuk njihet

Loredana është një prej këngëtareve që ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sidomos sa i takon jetës së saj private që pasi pranoi ndarjen nga Mozzik.

Atë e kemi parë gjithmonë me flokë të gjatë biond, por këtë herë ka vendosur të guxojë me pamjen, dhe si kurrë më parë shfaqet me flokë shumë të shkurtër.

Ajo ka postuar disa foto ku e shohim me modelin e ri të flokëve me gjatësi deri tek veshët me pak shkallëzim.

Pavarësisht se ndryshimi është shumë i dukshëm, këngëtarja duket shumë mirë edhe me flokë të shkurtër.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8t-myIl4Fe/