ShowBiz

“Ditëlindje tek dera e spitalit”, Rudina i përlot të gjithë me mesazhin për të atin

Aktorja Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen, por duket se kjo ditë e ka gjetur në spital dhe këtë e ka treguar me anë të një statusi prekës të postuar në instagram.

Ajo ka postuar disa foto të vjetra me të atin dhe krahas tyre shkruan: “Ditëlindja ime sot, do të jetë tek dera e spitalit duke të të thënë Të  dua Bam je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë. Të dua shumë”.

Edhe më herët Rudina e ka treguar se i ati kishte probleme shëndetësore, ndërsa më pas realizoi një tatuazh në qafë me një dedikim për të.

Të shumtë janë personat që i kanë uruar ditëlindjen përmes komenteve dhe shërim të shpejtë për të atin.

Rudina ka publikuar gjithashtu edhe dhuratën e parë që ka marrë, një tufë me trëndafila të  kuq, por pa treguar se kush ja ka dhënë.

https://www.instagram.com/p/CCNkZxxn4k3/

Link: https://www.instagram.com/p/CCNkZxxn4k3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/