Aktualitet

E fundit/ Shifrat ende të lartë, ndërrojnë jetë dy paciente

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar  67 raste të reja me COVID-19 ku shumica e rasteve janë në Tiranë.

Gjatë orëve të fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e numrit të shtrimeve në spital ku aktualisht po marrin shërbimin 88 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar.

Ndërkaq bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy paciente nga Tirana një 67 dhe një 73 vjeçare me disa sëmundje bashkëshoqëruese të cilat nuk mundën dot ti mbijetonin sëmundjes, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë vijon t’u bëjë apel qytetarëve për të respektuar rregullat e higjenës si dhe bizneseve për të respektuar protokollet e sigurisë, ndërsa i fton qytetarët që të përdorin maskat në çdo vend ku nuk kanë mundësi të ruajnë distancën.

https://www.youtube.com/watch?v=IA3F8hjzx9c

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IA3F8hjzx9c

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/