ShowBiz

Në momente romantike me Getoarin, Marina poston videon më të bukur me këngëtarin

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të famshme të showbizit.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto ku shfaqet gjithnjë e më të dashuruar.

Këngëtari festoi ditëlindjen një ditë më parë dhe moderatorja i bëri dedikimin dhe tortën më të veçantë.

Ndërkohë sot ka postuar një video në instagram ku e shohim të shtrirë në divanin e shtëpisë ndërsa këngëtari afrohet për ta puthur në hundë.

Marina i tag këngëtarit ndërsa e shoqëron me një zemër të kuqe.

Getoari festoi 38 vjetorin e lindjes dhe Marina i kishte përgatitur një tortë unike për të cilën ai e ka falënderuar veçanërisht.

Torta ishte frymëzuar nga kënga e tij e fundit në bashkëpunim me Majkun dhe sipër kishte një shishe shampanjë dhe këngëtarin e veshur njësoj si në klip mbështetur tek shishja.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/