Kompozitori i njohur italian Ennio Morricone, autor i kolonave më të fashme zanore ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.
Morricone është vlerësuar edhe me çmimin Oscar nderi në 2007 për kontributin e tij në fushën e filmave, ndërsa ka marrë gati 11 çmime “Davide Donatello”
Kompozitori ndërroi jetë në gjatë orëve të para të mëngjesit në një klinikë në Romë, ndërsa mësohet se disa ditë më parë ishte rrëzuar dhe kishte thyer kockën e femurit.
Lajmin për largimin e tij nga jeta e dha avokati i kompozitorit i cili tha se Morricone ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe se ishte i vetëdijshëm deri në momentet e fundit të jetës.
Morricone e ka krijuar kompozimin e tij të parë me një bori që në moshën 6 vjeçare.
Gjatë gjithë karrierës së tij ai numëron me mijëra kompozime, ndërsa kujtojmë se kolanat zanore të filmave më të famshme mbajnë emrin e tij.
https://www.instagram.com/p/Bs6BaUbh-dT/Link: https://www.instagram.com/p/Bs6BaUbh-dT/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/fvl4b1gjpbk