Aktualitet

E fundit/Shënohet viktima e dytë në bluzat e bardha, ndërron jetë një tjetër mjek

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta një tjetër mjek i prekur me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se mjeku 69 vjeçar Dr. Hysni Shkjau nuk e fitoi dot betejën me virusin pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

69 vjeçari ishte mjek familjejenë qendrën shëndetësore QËafë Mali në bashkinë Fushë Zharëz të Pukës.

Ai luftonte prej disa ditësh me COVID-19 dhe ishte e shtruar në spitalin infektiv, ndërsa bëhet me dije se vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë vijon t’ju bëj apel qytetarëve për zbatimin e rregullave për të frenuar përhapjen e virusit.

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/